Sport

Hungaria rrezikon të humbasë Kampionatin Botëror të Atletikës për vitin 2023


Kryetari i Budapest-it, Gergely Karacsony, dëshiron që të tërheqë aprovimin për mbajtjen e Kampionatit Botëror të Atletikës në vitin 2023.

Hungaria kishte marrë përsipër organizimin e këtij kampionati, me qeverinë që aprovoi këtë vendim qysh në vitin 2019.

Mirëpo, kryetari i Budapest-it ka kërkuar që kjo e drejtë të hiqet.

Kjo pasi ai beson që qeveria ka shkelur disa marrëveshje në vitin 2019, që përfshijnë mbi të tjera, të drejtën që Budapesti të organizojë Kampionatin Botëror të Atletikës.

Gjithashtu, qeveria kërkon të ndërtojë një universitet kinez në Budapest, duke lënë anash Qytetin e Studentit që mungon në kryeqytetin hungarez tash e sa vite.

Në këtë mënyrë, Hungaria rrezikon të humbasë organizimin e botërorit të atletikës.

Ende nuk ka ndonjë opsion të dytë për organizimin e këtyre garave.

Vendimi nga qeveria hungareze pritet të merret javën e ardhshme. Nëse ai aprovohet, atëherë Komiteti Olimpik do të mblidhet për të caktuar një vend tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore