Lajme

A e financoi fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje me parat që i fitoi nga GEN-I? Flet Berishaj


Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është pyetur nëse parat që i ka fituar si këshilltar i kompanisë GEN-I i ka investuar gjatë fushatës parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

“Me përgjegjësi morale, juridike edhe si person ato mjete nuk kanë përfunduar te kryeministri Alibin Kurti, as në Kosovë, por as në Slloveni”, shpjegoi ai.

Po ashtu e ka mohuar që është takuar me kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin në Kroaci.

“Nuk kam pasur takim me kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Unë gjitha takimet fillimisht i bëjë në ambasadë. Jam shumë i gëzuar që kam pas mundësin ta shpjegoj një shpifje të madhe që është bërë”.

Diplomati Berishaj ka folur edhe për portalin slloven Tv Planet, i cili publikoi dokumente ku tregohej se është bërë një bartje e parave nga kompania energjetike GEN-I, dega në Beograd, për në kompaninë e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj.

“Portali Planet TV ka shpifur për mua, natyrisht unë nuk jam marrë me ta. Unë e kam hedh në gjyqin e qarku në Lubljanë për shpifje. Asnjë televizion nuk është marrë me atë problem fare. Për mediat e Kosovës nuk kam pushkë, janë të lirë të shkruajnë gjithçka”

“Mirë t’i argumentojnë ato që i shkruajnë”.


Martin Berishaj: “Oh my god”, kam dëgjuar se më kanë quajtur sekser

“Oh my god”, ka thënë ambasadori Martin Berishaj, kur ka treguar si është ndjerë me ta dëgjuar se e kanë quajtur në Kosovë “sekser”, pasi doli lajmi se ai është i përfshirë në një skandal qindra-mijëra eurosh.

“Kam dëgjuar edhe një fjalë që më kanë quajtur ‘sekser’. Sigurisht nuk është shqip. ‘Oh My God’”, pohoi para anëtarëve të Komisionit Parlamentar që po heton çfarë ka ndodhur me shit-blerjen e energjisë elektrike.

Ai ka pranuar po ashtu se është paguar si Këshilltar nga Kompania GEN-I, që është kompani sllovene.

Gjithashtu ka pranuar se për Ballkan përfaqësia e asaj kompanie është në Beograd.

“GEN-I ka dikund 18 filiale, për Ballkan ka qenë e përcaktuar në Beograd. Çdo marrëveshje kontraktuale që është bë në firmë është bërë në mënyrë transparente dhe ajo mund të shikohet. Konsultimi ka qenë kështu: kompania GEN-I është një nga kompanitë më prestigjioze në Evropë për energji dhe ajo kompani ka marrë njerëz si këshilltar natyrisht. Unë kam informacione për Ballkan dhe kam mundur t’iu jap informacione se si shkojnë gjërat, nëse ata kanë interes”.


Martin Berishaj: Kur jam bërë ambasador s’më ka ra ndërmend për firmën MB Consulting

Martin Berishaj duke raportuar

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për Energjinë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se MB Consulting është një firmë të cilën “e kam formuar unë në vitin 2017 në Mal të Zi dhe nuk funksionon nga viti 2020”.

“Nuk rezulton si ndërmarrje e cila qarkullon. Nuk është e mbyllur fizikisht akoma se procedura është e tillë. Unë kur jam bërë ambasador nuk më ka ra ndërmend me u marr me atë problem, mbasi këto janë të kapshëm, shihet në internet”, tha Berishaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore