Shqipëria

Hoxhaj: Ditë e madhe për shqiptarët


Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka konsideruar ditën e martë si ditë të madhe për shqiptarët.

Kjo pasi Shqipëria niset drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat.

“Sot Shqipëria niset drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në familjen evropiane. Kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Kjo ngjarje është hap i madh dhe fillimi i jetësimit të ëndrrës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hoxhaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me homologun e tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, janë takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në prag të nisjes zyrtare të bisedimeve mes dy vendeve ballkanike dhe Bashkimit Evropian.

Kjo ka qenë pamja e parë e liderëve ballkanikë në Bruksel, së bashku me presidenten e KE-së.

Disa tryeza me shumë rëndësi dhe konferenca të shumëfishta për shtyp do të zhvillohen ndërkaq përgjatë kursit të ditës, me një agjendë shumë intensive për delegacionin shqiptar dhe atë maqedonas.

Pas vitesh të tëra pritje, gjenerata e re e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së, merr jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore