Shqipëria

Hoxha dënon përpjekjet për dezinformim në Ballkanin Perëndimor


Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha ka dënuar përpjekjet për dezinformim në Ballkanin Perëndimor.

Lajmi u bë i ditur gjatë mbledhjes së 23 majit në Këshillin e Sigurimit, duke cituar fjalën e diplomatit shqiptar.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor po synohet sistematikisht nga fushatat e ndërhyrjes dhe manipulimit të informacionit.

Kjo, për të shkaktuar, me qëllim, paqëndrueshmëri politike dhe për të minuar aspiratat e tyre euro-atlantike.

“Nuk do ta lejojmë! Interneti nuk duhet të bëhet armë, por të mbetet një e mirë publike”, ishte angazhimi i Hoxhës.

Ndër të tjera, diplomacia shqiptare theksoi në KS potencialin e madh të teknologjisë për përparim.

Ambasadori shqiptar paralajmëroi gjithashtu për keqpërdorime nga aktorët shtetërorë ose jo shtetërorë për aktivitete keqdashëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore