Shqipëria

Hoxha: Bota ka nevojë për një Këshill të Sigurimit, të aftë për të përmbushur përgjegjësitë


Bota ka nevojë sot më shumë se kurrë për një Këshill të Sigurimit të aftë për të përmbushur përgjegjësitë, për të zbatuar kartën e OKB-së dhe për të mbështetur zbatimin e Ligjit Ndërkombëtar.

Ishte ky mesazhi i përcjellë nga ambasadori i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha, teksa ai po diskutonte për përvojën e Shqipërisë në Këshill.

Ai ndau eksperiencën e kaluar të vendit gjatë një bashkëbisedimi të jetësuar nga Konrad Adenauer, fondacion i partisë politike gjermane i lidhur por i pavarur nga Unioni Kristian Demokrat i qendrës së djathtë.

“Unë isha shumë i kënaqur të ndaja me një audiencë të zgjedhur përvojën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për vitin e parë të mandatit të parë ndonjëherë”, shkroi Hoxha në një postim në median sociale Twitter.

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit i ka bërë shpesh-herë të qarta pozicionet e saj krah ligjit, dhe ka kërkuar dënimin e shkelësve.

Në muajin qershoi ajo përfundoi presidencën e parë një-mujore në Këshillin e Sigurimit, ku vendi aderon për të parën herë në një mandat të përkohshëm dy-vjeçar.

Asokohe jo pak gjë u arrit nga delegacioni shqiptar.

Pavarësisht se agjenda merr një sfond global, që prej ditës së parë të presidencës, një zë të veçantë e pati Kosova në retorikën diplomatike shqiptare.

Vend të veçantë do të zinte edhe agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë, ku sërish në vëmendje e si shembull, delegacioni shqiptar do të sillte vuajtjet e grave në Kosovë, të cilat kanë parë mbi supet e tyre dramat e përdhunimeve e dhunimeve.

Po ashtu Shqipëria ka kërkuar mbledhje urgjentepër të ndëshkuar sulmet dhe aneksimet rus në Ukrainë.

Ajo së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën edhe një rezolutë ku dënohej aneksimi i paligjshëm i presidentit Putin.

Ndërsa, drejt mbylljes së kryesimit, Albanian Post zhvilloi edhe një intervistë ekskluzive me diplomatin Hoxha, ku tema kryesore ishte rrugëtimi diplomatik i Tiranës gjatë dhe pas mandatit në KS.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore