Lajme

Hoti për Qeverinë: S’kanë lidhje me ekonomi e me zhvillim


Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për dyfishim të pagesave në avans për investime kapitale, e që sipas tij kjo është tregues se qeveria nuk ka lidhje me ekonominë.

“Këta qeveritarë lidhje me shtet nuk kanë, lidhje me ekonomi e me zhvillim nuk kanë”, shkroi Hoti.

Tutje, duke iu referuar “Raportit të buxhetit për 2022”, Hoti tha se qeveria i ka dyfishuar pagesat avans për investime kapitale.

“Gjatë vitit 2022 pagesat avans kanë shkuar në 88.1 mil euro. Në vitin 2021 kanë qenë 47.5 milion euro, ndërkaq në vitin 2020 kanë qenë vetëm 20.1 milion euro”, tha ai.

Për të argumetuar këto, ai paraqiti një grafik me shifra konkrete duke treguar kështu se si janë rritur pagesat për avans për investimet kapitale.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ndërkaq, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës pyeti se si ka mundësi që përkundër investimeve të vogla kapitale, pagesat avans të dyfishohen cdo vit.

“Si ka mundësi që investimet kapitale gjatë vitit 2022 dhe 2021 të jenë shumë të ulëta, ndërkaq pagesat avans të dyfishohen secilin vit?!”, shtoi ai.

Gjithashtu, Hoti vlerëson se qeveria do të ketë shumë punë në mënyrë që të sqarojë arsyeshmërinë e këtyrë pagesave.

“Ky raport i buxhetit ka plot anomali të tjera, të cilat do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore