Lajme

Hoti për Kusari-Lilën: Shërben s’i ndërmjetësuese mes Kurtit dhe Radojçiçit – e kryen punën me zell


“Zonja që shërben si ndërmjetësuese mes Kurtit dhe Radojçiç-it shihet se e kryen punën me zell”.

Kështu ka shkruar në Facebook ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi është publikuar një përgjim ku dëgjohet Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tek koordinohet me anëtarin e Listës Serbe – forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – Slavko Simiç.

“Mashtrimit i erdhi fundi. Sipas asaj që u raportua në media rezulton se përçmimi i Kurtit ndaj aleatëve të Kosovës (me shprehjet: ‘Shtëpia e Verdhë’, ‘Amelika’, ‘Sekretari i Shtetit naiv’, ‘BE-ja tigër prej letre’ e marrëzi të tjera) dhe lavdet për Oliver Ivanoviçin nuk kanë qenë reagime të momentit. Ato reagime duket se kanë qenë të koordinuara”, shkroi deputeti i LDK-së.

Por, Kusari-Lila e ka mohuar se ka komunikuar me Radojeçiç-in, duke thënë se nuk ka fare numër të telefonit të këtij të fundit.

“Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radojiçiçin”, tha ajo.

“Për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiç dhe Slavko Simiç”, ka thënë përçartazi Kusari-Lila edhe pse në përgjim dëgjohet duke e konfirmuar se ka pasur bisedë me kriminelin e kërkuar nga organet e rendit për rreth “2-3 minuta”.

Kusari-Lila ka thënë se kontakti me ish-deputetin serb ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligjeve: Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, ndërsa ka mohuar të ketë pasur kontakt me dikë tjetër nga Lista Serbe.

“Komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcjellë këtë komunikim: Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale”, shtoi ajo.

Kusari-Lila mohon të ketë pasur kontakte me Radojiçiçin: S’e kam numrin e tij – përpjekje për të njollosur pushtetin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore