Lajme

Hoti, Bislimit: Politikanët e dështuar kërcënojnë botën me eskalim


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, i cili prodhoi një skandal në intervistën e tij të fundit, duke iu drejtuar Bashkimit Evropian që të mos e detyrojnë Kosovën “ta eskalojë situatën prapë”.

Kosova, sipas ish-kryeministrit Hoti, kurrë nuk i ka kontribuar eskalimit të situatës.

“Kosova të drejtat e veta i ka realizuar duke i bindur aleatët për mbështetje e duke bërë rezistencë në mbrojtje të pragut të shtëpisë”.

Sipas tij, politikanët e dështuar janë ata që kërcënojnë botën demokratike me eskalim të situatës për të mbuluar dështimet e tyre.

“Historikisht, gjithandej nëpër botë, politikanët e dështuar kërcënojnë botën demokratike me eskalim të situatës për të mbuluar dështimet e tyre”.

Derisa fliste për dakordimin me Bashkimin Evropian për hapat de-eskalues që duhet t’i ndërmerr Kosova për ta shtensionuar situatën në Veri dhe rrjedhimisht t’i hiqen masat, Bislimi në emisionin Konfront në KTV, tha se “ne” i kemi thënë BE-së që të mos i detyrojë ta eskalojnë situatën prapë.

“Ne kemi thënë: masat për de-eskalim duhet të hiqen për shkak të de-eskalimit, mos na detyroni me eskalu situatën për m’iu

tregu që e de-eskalojmë prapë”, deklaroi njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës.

Duke vazhduar deklarimin e tij në raport me BE-në se “situata në Veri ka de-esklauar, tregoni që masat që janë vendosur për këtë nuk e kanë më bazën e tyre, rrjedhimisht është e palogjikshme të futen”.

Besnik Bislimi skandaloz, kërcënon BE-në: Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore