Sport

Historia e Giannis Antetokounmpo – sot basketbollist global, dikur njeri pa shtet


Giannis Antetokounmpo me trofeun e 'NBA Finals'

Më 3 korrik, Milwaukee Bucks arriti finalet e NBA pas fitores përballë Atlanta Hawks. Një arritje kjo që qyteti e shihte për herë të parë pas pesë dekadash.

Udhëheqës i kësaj skuadre, mbetet greku 2 metra e 11 centimetra i gjatë, Giannis Antetokounmpo.

Ylli i Milwaukee-t, është një nga basketbollistët më të mirë në botë dhe një ambasador global i NBA-së.

NBA po ndërkombëtarizohet, dhe provë e kësaj është garimi i lojtarit më të mirë të huaj në piedestalin e kampionatit, finalet e mëdha.

Rezultatet e të këtyre sportistëve, sjellin ndryshim të mëdha edhe në politikën për imigrim.

Por, fillimisht, është e rëndësishme të nxjerren mësime nga rrugëtimi i Giannis Antetokounmpo, i cili, nga një “njeri pa shtet”, u shndërrua në një yll botëror.

Historia ‘pa shtet’ e Giannis

Në dhjetor të vitit 1994, Giannis Antetoukounmpo u lind në Athinë të Greqisë, nga prindër imigrantë nigerianë.

Prindërit e tij arritën në Greqi pa status legal në kërkim të mundësive më të mira për punësim.

Në Greqi, familja e Giannis u kërcënua nga dy gjëra:

Deportimi nga shteti dhe kthimi në Nigeri dhe sjelljet anti imigrante brenda komunitetit grek.

Si i ri, Giannis i shmangte daljet gjatë natës, për arsye se frikësohej nga sulmet e mundshme të anëtarëve të “Golden Dawn”, parti neo naziste, e njohur për sulme të shumta ndaj imigrantëve.

Edhe prindërit e tij e kishin shumë të vështirë të mbanin një punë për një kohë të gjatë, për shkak të statusit të tyre legal.

Për të mbajtur familjen “gjallë”, Giannis dhe vëllai i tij shitnin orë dore dhe kapela në rrugë.

Mirëpo, në moshën 13-vjeçare, Giannis do të shihte fatin e familjes së tij të ndryshonte për të mirë, në mënyrë drastike.

Spiros Velliniaris, një trajner në ligën amatore të basketbollit grek, filloi të përcillte atë dhe vëllezërit e tij.

Të tre vëllezërit Antetokounmpo tani luajnë në NBA.

Trajneri grek iu ofroi prindërve të Giannis punë me pagesë më të mirë, në mënyrë që të stërviste djemtë e tyre me kohë të plotë.

Kjo ishte një fije jetë për familjen e Giannis, edhe pse ky i fundit nuk arriti as të driblonte topin në ditët e para të stërvitjeve.

Përkundër një fillimi të vonshëm, etika e punës së Giannis dhe aftësitë natyrale të tij, do ta bënin atë një ndër basketbollistët më të kërkuar në Greqi.

Skautët dhe ekzekutivët e NBA, fluturuan drejt Greqisë për të parë nga afër Giannis-in.

Eventualisht, Giannis do të zgjidhej si i 15-ti në draft, nga Milwaukee Bucks, në moshën 18-vjeçare.

Statusi i tij ‘pa shtet’, e kërcënonte Giannis-in që ai nuk mund të fluturonte drejt New York-ut për draftin në NBA.

Për fat të mirë, pak para draftit, qeveria Greke i japi atij nënshtetësinë greke, duke e bërë që në botë të identifikohej si grek, jo nigerian.

Vështirësia e prindërve Antetokounmpo që të sigurojnë të ardhura për familjen e tyre, zbulon sfidën e vërtetë të të qenit “pa dokumente”.

Përkundër që kaloi shumë vështirësi, Giannis për pak sa nuk mbeti pa shfaqur potencialin e tij të jashtëzakonshëm, për shkak të një problemi të thjeshtë.

Ngulitjet dhe fuçia ‘e butë’

Kur Antetokounmpo arriti te Milwaukee, skuadra e Bucks vlente në total 300 milionë dollarë.

Sot, skuadra e Bucks ka një vlerë prej 1.6 miliardë dollarëve.

E gjithë liga në fakt, është më e vlefshme, për shkak të yjeve me histori të ndryshme, që ngrisin skuadra mesatare si Milwaukee dhe Denver në zona të mëdha metropole si Dallas-i dhe Philadepia.

Antetokounmpo mund të jetë lojtari më i mirë i huaj në NBA, por kjo ligë tashmë është e mbushur me talente të shumtë nga jashtë SHBA-ve.

Në sezonin 2020/’21, NBA kishte basketbollistë të huaj në çdo skuadër, 107 nga 41 shtete.

Një rekord prej 17 kanadezëve dhe 14 afrikanëve.

Një e katërta e NBA tani përbëhet më lojtarë të huaj, në dallim i madh nga 30 vite më parë, ku në ligë luanin vetëm 23 basketbollistë të huaj nga 18 shtete.

Statusi i Giannis si një ndër atletët më të vlefshëm në Amerikë, e ka shndërruar atë në një idhull për grekët.

Edhe qeveria greke ka arritur të përfitojë nga fama e tij, duke e emëruar ambasador nacional të turizmit.

Përkundër vështirësive të mëdha, familja e Giannis ende e konsideron Greqinë si shtëpinë e tyre.

Në të njëjtën kohë, Antetokounmpo e njeh Nigerinë për shkak të lidhjes familjare që ka për shkak të prindërve të tij.

Kur kthehet aty, Giannis thotë se “nuk ka kulturë greke, por vetëm nigeriane”.

Jo vetëm Greqia dhe Nigeria, por edhe shumë vende tjera të botës përfitojnë nga influenca që ka Giannis në këtë sport.

Shpërndarja e njerëzve nga Athina dhe Lagos në të gjithë botën, e bën atë një ndër figurat më të popullarizuara në sport, dhe jo vetëm.

Të njëjtin efekt si Giannis, e gëzojnë edhe basketbollistë tjerë si Luka Doncic dhe Nikola Jokic.

Fuçia ‘e butë’, kështu e përshkon atë Joseph Nye.

Sipas studiuesit Nye kjo është një aftësi për të shtyrë shtetet të bëjnë atë çfarë ti do, sepse ata duan të ndjekin në atë që bën.

Ndërkombëtarizimi i NBA-së, e tregon lidhjen mes imigrimit dhe fuçisë së butë, gjë kjo që ka ndihmuar të zgjerohet sjellja Amerika në botë në një epokë të globalizimit.

Përfundimi

Eksperienca personale e Giannis, pasqyron të gjithë paqartësitë që përjetojnë të huajt kur ndodhen në një vend tjetër.

Për çdo njeri ‘pa shtet’ që arrin synimet e tij në jetë, shumë të tjerë nuk arrijnë presionin dhe sfidat që kjo rrugë ofron.

Giannis, me mund, dhe sakrificë, arriti që në Milwaukee të sjellë titullin e NBA.

Historia e një imigranti, që do të mbetet si njeriu kryesor në ndërkombëtarizim e ligës më të fortë basketbollistike në botë.

Përshtatur nga Niskanen Center, për Albanian Post.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore