Lajme

Hillary Clinton: SHBA përballet me “betejë të vërtetë për demokracinë” kundër ekstremit të djathtë


Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton

Ish-kandidatja presidenciale, Hillary Clinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende në një “betejë të vërtetë për demokracinë tonë” kundër forcave pro-Trump në të djathtën e ekstremit, duke kërkuar me ngulm sundimin e pakicave dhe të kthejë prapa orën për të drejtat e grave.

Të hënën e 13 shtatorit, Clinton hodhi poshtë sugjerimet se bota tani ishte dëshmitare e muzgut të demokracisë amerikane, duke thënë se: “unë besoj se ne jemi në një luftë për të ardhmen e vendit tonë”.

Ish-sekretarja e shtetit dhe kandidatja presidenciale, duke folur nga shtëpia e familjes së saj në Chappaqua, New York, u shpreh se besonte që kishte mbështetje të shumicës për agjendën e Joe Biden për investime të mëdha në infrastrukturë dhe mbështetje buxhetore për familjet.

“Por pala tjetër dëshiron të sundojë nga pakica”, tha ajo për gazetarin e “The Guardian”, Jonathan Freedland.

“Ka një armë shumë të fuqishme në Senat, për të sunduar nga pakica. Dëshiron të ndryshojë ligjet zgjedhore, në mënyrë që të mos humbasë zgjedhjet, pavarësisht se çfarë mund të jetë vullneti i njerëzve”.

Clinton po i referohej një sërë legjislacioni shtetëror të promovuar nga republikanët që synonin kufizimin e qasjes në votim. Ajo gjithashtu iu referua asaj që e quajti sistemi “i çmendur, jofunksional” i kolegjit elektoral, me të cilin fitoi votën popullore në vitin 2016 me tre milionë vota, por u mund nga Donald Trump me dhjetëra mijëra vota, në disa shtete.

“Mendoja për këtë çdo ditë gjatë katër viteve të administrimit të tij, por mendoj se ajo që është me të vërtetë, më shqetësuese është se ai vazhdon të jetë shkatërrues”, tha ajo.

“Kryengritja e 6 janarit në kryeqytetin tonë ishte një sulm terrorist”, shtoi Clinton, duke vënë në dukje paralelizmin me sulmet e 11 shtatorit.

“Ne tani jemi shumë më të shqetësuar për kërcënimet e brendshme dhe ka disa që thonë se ju nuk mund t’i barazoni ato, pasi avionët kanë hyrë në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe humbjet e tmerrshme të jetës”.

Hillary Diane Rodham Clinton është një politikane, diplomate, avokate, shkrimtare dhe folëse publike.

Ajo shërbeu si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001, si senatore e SHBA-ve, nga Nju Jorku që nga viti 2001 deri në 2009, dhe si sekretare e 67-të e Amerikës nga viti 2009 deri në 2013.

“Ky është një sulm i tmerrshëm i jashtëm, por tani ne jemi të përfshirë në një betejë shumë serioze fatkeqe, por reale për demokracinë tonë kundër forcave, të udhëhequra ose të frymëzuara nga Donald Trump”.

Clinton u pyet gjithashtu për ndalimin e abortit të miratuar në Teksas në fillim të muajit, duke përmbysur fitimet për të drejtat e grave të fituara një brez më parë.

“Kështu që ju pyesni nëse jam e befasuar apo e dekurajuar. Nuk jam asnjëra. Nuk jam e befasuar, sepse jam përfshirë në lëvizjen e grave, lëvizjen e të drejtave civile”, tha ajo.

“Unë kam parë forcat që janë të vendosura kundër përparimit kur bëhet fjalë për autonominë e grave, kur bëhet fjalë për përparimin e të drejtave civile dhe politike dhe ekonomike. Unë e di shumë mirë që pala tjetër nuk dorëzohet kurrë”, është shprehur ajo.

“Ata janë të pamëshirshëm në pikëpamjen e tyre për atë që është një shoqëri e ndërtuar siç duhet dhe, në atë pikëpamje, njerëzit e bardhë janë në krye dhe askush tjetër nuk është as afër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore