Lajme

Hezbollahu mund të përshkallëzojë sulmet ndaj Izraelit


“Sulmet ajrore të Izraelit do të marrin përgjigje në mënyrën e duhur”.

Kreu i grupit terrorist Hezbollah, të mbështetur nga Irani, Hassan Nasrallah, ka bërë këtë paralajmërim, teksa strategjia e qasjes së sulmeve ndaj Izraelit mund të ndryshojë në të ardhmen.

Një sërë raketash u lëshuan të premten e 6 gushtit nga Hezbollah ndaj Forcave të Mbrojtjes izraelite në Libanin jugor. Kjo ngjarje, do të shënjonte edhe ditën e tretë të konflikteve midis dy kampeve.

“Donim të tregonim se sulmeve izraelite do t’i përgjigjemi”, deklaroi Nasrallah, duke shtuar se një përgjigje mund të vijë edhe në pjesën veriore të Palestinës. Kështu, duke ndërruar tërësisht strategji dhe skenar politikash.

Hezbollah nuk stepet përballë sulmeve izraelite. Do të ishte kjo thirrja e vazhdueshme e Nasrallah-ut.

Ai ka lënë të hapur edhe opsione të tjera sulmesh potenciale. Ndër to përfshihen pjesë të Libanit. Për shembull, në rajonin Golan, të cilin Izraeli e ka sunduar.

Që prej vitit 2006, sulmet reciproke Izrael-Hezbollah, kanë qenë të vazhdueshme. E njohur si “Lufta e Libanit”, konflikti 34-ditor, filloi më 12 korrik 2006 dhe përfundoi më 14 gusht të po atij viti.

Por, formalisht, përfundoi më 8 shtator 2006.

Një mbështetje e paprecedente e Iranit ndaj rebelëve të Hezbollah-ut, solli një lloj barazie në konflikt.

Që prej asaj kohe, Irani financion dhe furnizon aktivisht grupimin ekstremist në luftën – edhe në distancë – ndaj shtetit hebre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore