Nëntoka jonë mban kushedi edhe sa e sa dëshmi të tjera për paraardhësit tanë, e ajo që është zbuluar deri më tani është falë punës së palodhur e plot përkushtim të arkeologëve tanë.
Për këtë arsye, në ditën e tij të lindjes (më 25 gusht 1900) , kujtojmë njeriun që, për më shumë se gjysmë shekulli, iu kushtua tërësisht kërkimeve e studimeve për arkeologjinë shqiptare.
Hasan Ceka studioi në Vjenë, ku u dallua si student i shkëlqyer. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, ai punoi në Bibliotekën Kombëtare, ku krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë pranë misioneve të huaja arkeologjike në Apolloni e Butrint.
Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apolloni, si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë.
Në 1956-n, Ceka kthehet në Apolloni për t’ia kushtuar qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore.
Atij i takon merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, e nimfeut të qytetit dhe e shumë veprave të tjera.
Profesor Ceka u nda nga jeta më 2 nëntor 1998.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Papa Françesku pret në Vatikan Presidentin Begaj, fokus rrugëtimi evropian dhe rajoni
-
Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna
-
Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
-
Policia ka realizuar 95 operacione gjatë prillit, 120 shtetas të proceduar për dhunë në familje