Lajme

Harris: Demokracia në Evropë, e cenuar nga agresioni rus në Ukrainë


SHBA-të dhe aleatët Evropianë janë më të lidhur se kurrë më parë, por oqeani që i ndan dy kontinentet, nuk do t’i lërë të paprekura parimet demokratike, duke parë atë çfarë agresioni rus në Ukrainë po shkakton dita ditës.

Këtë mendim e ka zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala harris, e cila tha se e gjithë demokracia evropiane është e cenuar nga ngjarjet e fundit në Ukrainë.

“Pushtimi rus nuk kërcënon vetëm demokracinë në Ukrainë”, tha Harris pas vizitës së saj në Evropën Lindore, gjatë një takimi në Komitetit Kombëtar të Demokratëve në Washington DC. “Ai kërcënon gjithë demokracinë evropiane”.

Sipas Harris, edhe pse një oqean i tërë i ndan dy kontinentet, kjo nuk do të thotë se Amerika mbetet e paprekur nga zhvillimet.

Përtej kësaj, ajo çfarë po shihet momentalisht, është një situatë me unitet të lartë mes aleatëve perëndimorë dhe vendeve anëtare të NATO-s.

“SHBA-të qëndrojnë të palëkundur pranë qytetarëve ukrainas dhe aleancës së NATO-s”, brohoriti ajo, teksa u duartrokit nga turma e pjesëmarrësve në takim.

Megjithatë, një zgjidhje e shpejtë e konfliktit mes Kievit dhe Moskës, duket ende e largët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore