Kosova

Haradinaj: VV-ja po mbron interesat e nipave të Stanishiçit e Rankoviçit


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e fundit të ambasadorit Martin Berishaj konsideron se Lëvizja Vetëvendosje është duke mbrojtur interesat të Stanishiçit dhe Rankoviçit.

“Po del direkt se Vetëvendosje mbron interesa të kompanisë ose interesave politike të Stanishiçit dhe Rankoviçit, tani ata që në Vetëvendosje dëshirojnë ta vërtetojnë të kundërtën osht mirë të fillojnë të sigurojnë argumente”.

“Nuk mundesh sot me ju thonë partive opozitare të mos bëjnë debat të brendshme se situata e sigurisë është kjo apo jo, sepse për situatën e sigurisë në keni në krahë, por sapo për kursin politik të ndjekur në interes të nipave të Jovica Stanishiçit e Aleksander Rankoviçit na keni kundër”, dekalaroi Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës.

Haradinaj theksoi se nuk e kanë problemin tek ambasadori.

“Kur flasim për një emër Martin Berishaj, nuk po flasim për atë emër as nuk e kem hallin tek Martin Berishaj, por e kemi hallin tek forca politike që udhëheq vendin Kosovën e cila ka qenë kundër investimeve në energji tash e 20 vite”.

Ai deklaroi se Vetëvendosja ka qenë dhe është kundër gazit rus, duke pyetur se nga kush janë këshilluar.

“I vetmi vend në kontinentin tonë, i vetmi udhëheqës, që e ka refuzuar kyqjen në gazin amerikan”.

Po ashtu, kreu i AAK-së konsideron se VV ka qenë kundër investimeve në energji elektrike qysh nga themelimi i partisë së tyre.

“Që nga fillet e veta si Lëvizje pra si Lëvizje ende pa qenë parti politike, Vetëvendosje e ka pasur të qartë se është kundër investimeve në energji elektrike. Së fundi këta ishin edhe kundër gazsjellësit nga Shkupi në Prishtinë i investuar nga parët të presidentit të Amerikës”.

Komisioni Hetimor Parlamentar i cili do të hetoj menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveri e Republikës së Kosovës, është temë diskutimi në seancën plenare, të rregullt kësaj here, në Kuvendin e Kosovës.

Në rend dite, deputetët e kësaj legjislature kanë edhe propozimin e 40 deputetëve për caktimin e këtij komisioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore