Lajme

Haradinaj për privatizimin e 55 aseteve: Ndoshta VV-ja do të blejë prona për njerëzit e vetë


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencë për media ka folur për vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), rreth privatizimit të disa pronave shoqërore.

“Komuna është aty, toka është aty nuk ka mundësi me pas keqpërdorim të atyre pronave se janë shoqërore dhe ligjore. Ato i duhen Kosovës, por në bazë të interesit të atij komuniteti”.

Sipas tij, shqetësuese duhet të jetë vetëm vala e re e privatizimeve.

“E pash që Qeveria e ka marr një vendim të pjesshëm. Ajo që më shqetëson është një valë e re e privatizimeve dhe po duket që janë të ndërlidhura. Qeveria Kurti ka nxjerr në privatizim 55 prona shoqërore, apo ndoshta vetë VV-ja donë me i ble do prona për njerëzit e tyre”, tha Haradinaj.

Ndërsa, vendimin e Qeverisë Kurti e konsideron si të pjesshëm dhe të habitshëm.

“Tokat edhe të komunës edhe të AKP-së e çdo pronë në Kosovë, nëse është tokë e institucionet me këtë rast edhe AKP është shoqërore deri sa ato nuk shiten. Çdo Qeveri e ka një vizion, nëse donë rritje të vendeve të punës, aftësim të komunave, atëherë i jep mu shit”.

Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Vendimi i Kurtit i pjesshëm është i habitshëm, është me rëndësi që ai ta sqaroj pse”, deklaroi Kurti.

Kreu i AAK-së, shton se me këtë ekzekutiv probleme do të shtohen edhe në sektorin e ekonomisë.

“Krejt logjika qeverisëse është se kjo Qeveri lavdërohet me transparencë e me evidencë, po shihet se do të kemi vështirësi më ekonomi me këtë qasje”.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), këtë të mërkurë ka shpallur shitjen e 55 aseteve të ndërmarrjeve përmes likuidimit, që janë në menaxhimin e AKP-së.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen.

Ofertat e mbyllura për asetet, sipas një njoftimi të AKP-së duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave-Hotel Grand” në Prishtinë me datën 15 qershor 2022.

Pas shpalljes në fjalë, i menjëhershëm ishte reagimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili natyrisht i befasuar me këtë vendim kishte pyetur se me shpalljen në fjalë, a është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake – e konfirmuar edhe nga Qeveria Kurti – që ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP-së?.

“Çfarë po ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, paska hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera” , kishte pyetur Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë shumë i zëshëm për sa i përket çështjes që kishte të bënte me privatizimin dhe tjetërsimin e ndërmarrjeve shoqërore nga AKP.

Ai madje, gjatë fushatë zgjedhore, kishte thënë se synon të shuajë aktivitetin e AKP-së duke shpalosur kështu planin e tij për krijimin e Fondit Sovran, i cili do të menaxhonte këto asete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore