Lajme

Hani bar, të shkoni në Parajsë – Urdhri i pastorit ‘luan mendsh’ ndjekësit, i kthen në ‘lopë’


Që krishterimi në Afrikën është diçka ndryshe dhe krejtësisht i pazakontë, kjo dihej.

Por, që ndjekësit e këtij kulti, të ktheheshin literalisht në “lopë”, vetëm për të shkuar në parajsë, kjo është diçka krejtësisht tjetër.

Rasti gjithsesi është i freskët dhe ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një pastor i një kishte katolike, i ka urdhëruar ndjekësit e fesë të hanë bar, sepse kështu do të arrijnë të shkojnë në parajsën e lakmuar.

Çfarë bënë ata? E dëgjuan dhe iu vërsulën fushave të gjelbra!

“Si mundemi ne t’i dalim kundër një njeriu të Zotit”, tha një prej personave, i cili i beson verbërisht fjalëve të pastorit të tij. “Ai na kërkon të hamë bar si lopë? Ne do ta zbatojmë këtë, sepse duam të shkojmë në parajsë”.

Sipas një tjetri madje, pastori “anonim” komunikon rregullisht me Zotin dhe njerëzit e vdekshëm, nuk arrijnë ta kuptojnë këtë gjë.

“Ne jemi vdekatarë të thjeshtë”, tha Gilberti, një anëtar i Kishës. “Nuk dimë t’i kuptojmë çështjet spiritualë, por ne i besojmë atij. Vetëm ata që nuk i besojnë, mendojnë se është e gabuar çfarë po bëjmë ne”.

Të shtrirë në bar, të ulur, apo edhe kalimthi në këmbë, grupe të mëdha njerëzisht shihen gjithnjë në oborrin e një kishe në Afrikën e Jugut, duke ngrënë barin e fushës përpara hyrjes së saj.

Nëse ai është një klerik i vërtetë, apo thjesht një person përfitues nga rrethanat, kjo gjë nuk dihet, pasi ndjekësit e tij nuk e zbardhin identitetin e plotë.

E sigurt gjithsesi, është se ai i ka kthyer ata të gjithë në lopë, me ose pa dëshirën e tyre, drejt “parajsës së premtuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore