Lajme

Hamza: Do të vendoset një pllakë përkujtimore për masakrën ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës


Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, kanë pritur në takim disa prej familjarëve nga masakra e tre dhe katër shkurtit të vitit 2000.

Në këtë takim ka marr pjese dhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë, Halit Barani.

Kryetari Hamza është shprehur se kjo masakër, ndryshe nga masakrat e tjera gjatë luftës, ndodhi pas luftës e në paqe.

“Vuajtjen e bën më të vështirë fakti që akoma nuk është arrit drejtësia për ta”, ka thënë Gashi.

Masakra në Mitrovicë.

Ndërsa, i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues.

“Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie, por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja”.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se Hamza ju premtoi familjarëve dhe të mbijetuarve nga kjo masakër përkrahje dhe kujdes institucional brenda mundësive.

Edhe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ditën e tre dhe katër shkurtit të vitit 2000, kur u vranë 10 qytetarë të Mitrovicës, në mesin e të cilëve kishte pleq, gra dhe fëmijë.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se kujtimi për ta vazhdon të rëndojë në ndërgjegjen e institucioneve.

“Kujtimi për ta do të rëndojë ende mbi ndërgjegjet tona, derisa autorët, pjesë të bandave kriminale të nxitura nga Serbia, të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kanë kaluar 22 vjet që kur një grup i armatosur i serbëve kishin vrarë 10 qytetarë shqiptarë dhe kishin plagosur 25 të tjerë.

Pas natës së 4 shkurtit rreth një mijë e 600 familje me rreth 11 mijë e 500 banorë u shpërngulën nga pjesa veriore e Mitrovicë, pasi u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore