Lajme

Hakerohet faqja zyrtare e qeverisë iraniane, “Anonymous” përgjegjës


Grupi Hacktivist “Anonymous”, përmes një sulmi kibernetik në internet, ka nxjerrë jashtë funksioni faqen zyrtare të qeverisë iraniane.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Iran International”.

Grupi anonim gjithashtu ka hakuar dhe fshirë “tërë bazën e të dhënave” të faqes “http://dolat.ir” të qeverisë iraniane.

Hacktivist-ët thonë gjithashtu se janë duke hakuar mediat më të mëdha shtetërore të Iranit.

Grupi kishte dhe një mesazh për qytetarët e Iranit: “Ne jemi këtu me ju. Filloi operacioni kundër Iranit. Na prisni”.

Një nga anëtarët e grupit anonim të hakerave njoftoi se e gjithë baza e të dhënave e faqes ishte fshirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore