Gjykata Speciale

Hagë: Vazhdon seanca ndaj ish krerëve të UÇK-së


Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojnë gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së edhe këtë të hënë.

Sipas njoftimit zyrtarë të DHSK-së thuhet se gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit do të fillojë nga ora 9:00.

Ndryshe ky proces gjyqësor nisi dy vjet e gjysmë më vonë, pas mbajtjes në paraburgim në Hagë, të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Javën e Kaluar në këtë proces është intervistuar dëshmitari i tetë.

Nën kodin 04323, ai ka deklaruar se nuk ka informacione të sakta se kur është formuar Garda Kombëtare, ndërsa vetë ishte “vetëm si sigurim i shtabit të zonës operative”.

Në seancën e së martës së 12 qershorit, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë nga Specialja është pranuar si provë dokumenti me listën e emrave të disa individëve që pretendohet se janë viktima në rastin e tyre.

Sipas trupit gjykues, i udhëhequr nga gjykatësi Charles Smith, ZPS-ja ka ofruar për pranim një dokument i cili përmban një listë emrash të individëve të identifikuar si “bashkëpunëtorë nga rajoni i Podujevës”.

Por, që pranimi i këtij dokumenti është kundërshtuar nga mbrojtja me arsyetimin se nuk ka themelësi.

Edhe seancat e kaluara në Gjykatën Speciale në Hagë kanë qenë të mbyllura për publikun.

Para kësaj seance, e fundit në Hagë ishte mbajtur ndaj Pjetër Shalës më 6 qershor, ku dëshmitari i shtatë kishte dhënë deklaratën e tij, por në seancë private.

Aktakuza e ZPS-së, e ngritur më 30 shtator të vitit 2022, i ngarkon Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin me akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminele, vepër kjo që, sipas prokurorisë, e kishte “qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën, nëpërmjet metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”, në periudhën midis marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999, në vende të ndryshme të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore