Gjykata Speciale

Dëshmitari i shtatë në rastin e Shalës vazhdon deklaratën në seancë të mbyllur


Pjetër Shala.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar gjykimi kundër Pjetër Shalës, me intervistimin e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në këtë seancë është duke vazhduar mbrojtja e të akuzuarit me parashtrimin e kundra-pyetje ndaj tij, e cila me kërkesë ka vijuar të jetë e mbyllur për publikun, sikurse në seancat e kaluara.

Ndërsa, avokati Mohamed Hedi Aouini, ka kërkuar 15 minuta kohë për t’i parashtruar pyetjet.

“Vlerësojmë se do të na duhen 15 minuta, në mos më pak, varet se si do të jenë përgjigjet, do të mbyllim një dokument të diskutimit që kishim dje”, ka deklaruar Shala.

Gjykata Speciale në Hagë.

Edhe më 5 qershor të hënën, dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Shalës, por që seanca edhe kësaj radhe është duke u mbajtur private.

Dëshmitari i shtatë e ka filluar dëshminë e tij më 30 maj dhe e ka vazhduar edhe më 31 maj, duke iu përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) dhe mbrojtësit të viktimave.

Shala ishte arrestuar më 16 mars të vitit 2021 nga autoritete belge.

Ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021.

Shala sipas aktakuzës ngarkohet me përgjegjësi penale individuale me forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhej në aktakuzë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore