Gjykata Speciale

Specialja pranon si provë materiale një dokument të propozuar nga ZPS-ja ndaj ish krerëve të UÇK-së


Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën e së martës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë nga Specialja është pranuar si provë dokumenti me listën e emrave të disa individëve që pretendohet se janë viktima në rastin e tyre.

Sipas trupit gjykues, i udhëhequr nga gjykatësi Charles Smith, ZPS-ja ka ofruar për pranim një dokument i cili përmban një listë emrash të individëve të identifikuar si “bashkëpunëtorë nga rajoni i Podujevës”.

Por, që pranimi i këtij dokumenti është kundërshtuar nga mbrojtja me arsyetimin se nuk ka themelësi.

Mirëpo që trupi gjykues ka vendosur që të njëjtin ta pranojë si provë materiale.

“Dokumenti i propozuar është relevant dhe i qartë lidhur me arsyet që çuan në ndalimin e individëve të caktuar të renditur në dokumentin në fjalë, e që pretendohet që të jetë viktima të krimeve në çështjen gjyqësore në fjalë”, tha gjykatësi Smith.

Ndërsa nga ana e trupit gjykues është krijuar bindja se dokumenti “prima facie” autentik dhe provues.

“Duket që është faqja e parë e një dokumenti të policisë ndërkombëtare të UNMIK-ut të sekuestruar nga selia e SHIK-ut”, tha më tej gjykatësi.

“Nuk ka indikacion për vlerën provuese të këtij dokumenti dhe që kjo vlerë provuese zhbën gjykimin ndaj mbrojtjes që do të ishte në gjendje që të mund të lindte në diskutim mospranimin e këtij dokumenti”, tha Smith.

Kurse, ZPS-ja ka përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të tetë (me kodin 04323) dhe se seanca është duke vazhduar me marrjen në pyetje të njëjtin nga mbrojtja e Thaçit, konkretisht nga avokati Gregory Kehoe.

Kurse, seanca po vazhdon në sesion privat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore