Gjykata Speciale

Hagë: Sot mbahen 2 seanca gjyqësore


Moment në një nga seancat në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë këtë të premte do të mbahen dy seanca gjyqësorë.

Ashtu siç është paralajmëruar në faqen zyrtare të Gjykatës, nga ora 9:00 nis gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Kjo sencë do të vazhdoj me dëgjimin e prezentimit të dëshmive nga dëshmitarët e siguruar nga Prokuroria Speciale.

Ish-krerët akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Ndërsa, 30 minuta më vonë, nga gjykimi parë, nis gjykimi ndaj Pjetër Shalës.

Në aktakuzën e konfirmuar, ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore