Stil

Gwen Stefani përballet me reagime ndaj komentit “unë jam japoneze”


Pas komentit “unë jam japoneze”, këngëtarja dhe prezantuesja televizive Gwen Stefani është përballur me reagime të shumta.

Fraza është thënë prej saj në një intervistë me revistën “Allure” të publikuar të martën e 10 janarit.

Atje Stefani, e cila është me origjinë irlandeze dhe italiane, po promovonte markën e saj të bukurisë GXVE kur ka thënë “Zoti im, unë jam japoneze dhe nuk e dija”.

Ajo ka përshkruar ndikimin që kultura japoneze kishte në fëmijërinë e saj, kur babai i saj, i cili është italiano-amerikan, punonte për Yamaha-n dhe udhëtonte mes Kalifornisë dhe Japonisë.

“Ky ishte ndikimi im japonez dhe kjo ishte një kulturë që ishte kaq e pasur me tradita, por futuriste me aq shumë vëmendje ndaj artit, detajeve dhe disiplinës dhe ishte magjepsëse për mua”, ka treguar ajo gjatë intervistës.

Stefani ka treguar se kur u rrit udhëtoi për në Harajuku, një lagje në Shibuya, Tokyo, që shërbeu si frymëzim për linjën e saj të aromave, Harajuku Lovers.

“Unë thashë, ‘Zoti im, unë jam japoneze dhe nuk e ditkam”, ka treguar ajo.

Po ashtu Stefani ka thënë se e konsideronte veten një “super fanse” të kulturës japoneze.

Prej kohësh, ajo është përballur me pretendime për përvetësim kulturor, duke filluar me publikimin e albumit të saj në vitin 2004, “Love. Angel. Music. Baby”.

Dhe një turne në mbështetje të albumit paraqiti katër kërcimtarë japonezë: Maya Chino, e njohur si Love, Jennifer Kita, e njohur si Angel, Rino Nakasone, e njohur si Music dhe Mayuko Kitayama, e njohur si Baby.

Por komentet e saj kanë shkaktuar reagime të gjera në internet.

“Njerëz si Gwen Stefani mund të përvetësojnë të gjitha gjërat e lezetshme që duan nga kulturat aziatike, por nuk do të duhet të shqetësohen nëse do të shtyhen nga platforma e metrosë për shkak të racës së saj”, ka shkruar një komentues.

Diçka që është referencë për një grua aziatike të vrarë vitin e kaluar.

Referuar revistës “Allure”, një përfaqësues i Stefani ka treguar se komentet e saj ishin keqkuptuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore