Lajme

Guvernatorja e Bankës Qendrore në Rusi paralajmëron rritjen e inflacionit


Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, ka paralajmëruar se, inflacioni do të jetë një fenomen afatgjatë në vendi.

Duke sinjalizuar kështu se banka do të vazhdojë të mbaje qëndrimin e saj të ashpër, të politikës monetare.

Nabiullina në një intervistë për median angleze “Financial Times”, deklaroi se, frika e publikut mbi çmimet e larta qëndron prapa shqetësimeve të bankës qendrore.

Rritjet e mprehta të çmimeve të ushqimit kishin “larguar” pritjet e zakonshme të inflacionit të rusëve, tha ajo.

Kjo sipas sondazheve që treguan konsumatorët, ku parashikonin një rritje me më shumë se dyfishin e shifrës vjetore të menduar, të Bankës Qendrore.

Pritjet për inflacionin mbartin rrezikun e inkurajimit të publikut, për të mbajtur rezervë mallrash në përpjekje për të mposhtur inflacionin. Por në fakt do të rriten çmimet.

Ata gjithashtu rrezikojnë të nxisin kërkesat për rritjen e pagave dhe të çmimeve nga bizneset.

Banka Qendrore është përgjigjur duke rritur normat e interesit katër herë që nga marsi, duke përfshirë një rritje të plotë të pikëve në korrik.

Rusia është në mesin e një grupi të vogël të vendeve në zhvillim – përfshirë Brazilin – që po marrin një qëndrim më të ashpër ndaj inflacionit sesa ndaj rezervave federale – e cila ka zvogëluar rrezikun si një “rritje kalimtare” e shkaktuar nga rimëkëmbja e pandemisë – dhe vendet e tjera që janë duke i mbajtur normat e ulëta.

Ne nuk mendojmë se politika jonë tani është e ashpër. Normat e depozitave janë më të ulëta se inflacioni, pa marrë parasysh pritjet e inflacionit.

Pasi Rusia uli normat e interesit në nivelet e tyre më të ulëta ndonjëherë për të rifilluar rritjen ekonomike, e cila ngeci pas bllokimit nga pandemia, Nabiullina po kërkon të frenojë një rritje të re të inflacionit që i ka dhënë Kremlinit një “dhimbje koke politike” përpara zgjedhjeve parlamentare në shtator.

Banka qendrore ngriti normën e saj kryesore të huadhënies në 6.5% javën e kaluar pasi një parashikim i rishikuar ekonomik i një norme vjetore të inflacionit prej 5.7 në 6.2% në vitin 2021 – tregoi se mund të rrisë normat edhe më tej këtë vit.

Shkalla e re e parashikuar e inflacionit është një pikë përqindje më e lartë se sa ishte parashikuar më parë, pasi masa vazhdon të largohet nga objektivi i bankës qendrore.

Por sondazhet tregojnë se rusët e zakonshëm presin që inflacioni të arrijë rreth 13.4% pasi çmimi i disa mallrave kryesore filloi të godiste ekonominë vitin e kaluar.

Ndërsa inflacioni rritet, Rusia ka kufizuar përkohësisht çmimin e disa produkteve kryesore dhe ka vendosur kufizime eksporti.

Nabiullina tha se objektivi rigoroz i bankës qendrore prej 4% ishte në vetvete një mënyrë për të luftuar varfërinë.

Banka qendrore do të shqyrtojë uljen e këtij objektivi në 2 ose 3% në shtator, shtoi Nabiullina, me qëllim që të merrte një vendim deri në mesin e vitit 2022. Politika monetare e Rusisë nuk ka gjasa të bëhet neutrale deri në vitin 2023, përfundoi ajo.

Një grua e rrallë në mesin e zyrtarëve të lartë të presidentit rus Vladimir Putin, Nabiullina është vlerësuar në të gjithë botën për drejtimin e ekonomisë ruse përmes dy krizave financiare që kur ajo mori drejtimin e bankës qendrore në vitin 2013.

Ajo i rezistoi presionit për të braktisur qasjen e saj ortodokse, për të synuar inflacionin kur rënia e çmimeve të naftës goditi rublën në vitin 2014 – duke e shtyrë atë të kalonte monedhën në një qarkullim të lirë dhe të rrisë normat e interesit deri në 17.5%.

Kjo strategji u justifikua në vitin 2017, kur inflacioni – i cili arriti kulmin në 17% në vitet e saj të para si guvernatore – më në fund arriti objektivin e bankës qendrore prej 4%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore