Kosova

Grupi i parë i minatorëve në “Trepçë” bojkotojnë punën – presin ekzekutimin e pagave


Foto: Albanian Post

Grupi i parë i në kombinatin metalurgjik “Trepça” janë duke bojkotuar punën kjo për shkak se janë në pritje të ekzekutimit të pagave.

Drejtori i ndërmarrjes, Behgjet Vinarci, në një bisedë për Albanian Post ka thënë se ekzekutimi i pagave për minatorët pritet të bëhet pas orës 16:00.

“Jo në grevë nuk kanë hyrë, kanë kërkuar informacion rreth ekzekutimit të pagave. Shpresojmë që pas orës 16:00 do të ekzekutohet”.

Vinarci, tutje thotë se shpresojnë që ndërrimi i dytë do të vazhdojë punën në mënyrë normale.

“Ndërrimi i parë ka kërkuar informacione lidhur me pagat, kurse me ndërrimin e dytë puna do të vazhdoj me rregull”, deklaroi Vinarci për AP.

Kompleksi metalurgjik Trepça, deri në vitet 90 atëherë kur ishte përkeqësuar situata politike, ishte llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha, jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

Rënia e prodhimit ka nisur në vitet 90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë ka vendosur masa të dhunshme në Kosovë, kështu duke mbyllur gati të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet në vend.

Ndërmarrja nuk ka arritur asnjëherë të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, por pritet të kalojë nën Fondin Sovran të Qeverisë së Kosovës.

Fond ky i cili do t’i marrë nën pronësi të gjitha asetet strategjike të Kosovës, për të investuar më pas në rritjen e vlerës së tyre, ndërsa miratimi i tij është paraparë që të bëhet brenda vitit 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore