Lajme

Grupet paraushtarake nuk kanë orkestruar dhunën në Irlandën e Veriut


Përfshirja e grupeve paraushtarake besnike në orkestrimin e dhunës në Irlandën e Veriut është përjashtuar nga policia.Kjo përfshirje u përjashtua pas rritjes së numrit të oficerëve të plagosur. Numri këtyre të fundit u përshkallëzua në 74. Mbrëmjen e nëntë prillit, policia u sulmua sërish dhe një makinë u dogj pas ndezjes së trazirave.

Vlerësimi i fundit nga Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut erdhi pas  deklaratës së Këshillit të Komunitetit  i Komuniteteve Besnik (LCC).

“LCC-ja mund të konfirmojë se asnjë nga grupet e tyre të shoqëruara nuk janë përfshirë në mënyrë   direkte ose indirekte në dhunën e shfaqur gjatë ditëve të fundit” .

Sipas LCC-së ka pasur një dështim kolektiv” për të kuptuar zemërimin e qytetarëve pas Brexit-it. LCC-ja pohoi se protokolli duhet të rinegociohet.

Për herë të parë, pas gjashtë vitesh policia hodhi ujë ndaj protestuesve, pasi dhjetëra të rinj në anën nacionaliste të vijës së paqes injoruan  paralajmërimet për t’u shpërndarë dhe vazhduan të hidhnin gurë, shishe dhe fishekzjarre.

Raportohet se pranë zonës së afërt nacionaliste “New Lodge” disa qytetarë kanë goditur me gurë policinë.

Dhuna vjen pas shqetësimeve që duket se janë gjithnjë e më shumë në rritje në  komunitetin pro-britanik, pas pengesave të reja tregtare midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar (MB). Shqetësimet u rritën pas daljes së MB-së nga Bashkimi Evropian (BE).

Këto incidente ngrenë spektrin e “problemeve”, si edhe të përplasjeve të përgjakshme midis republikanëve dhe unionistëve në tre dekada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore