Jetesë & Stil

Gruaja e Kobe Bryant reagon kundër tekstit të këngës së paralajmëruar nga Meek Mill


Teksti i një këngë rep të artistit të famshëm Meek Mill ishin arsyeja për “zemërimin” e Vanessa Bryant, gruas së legjendës së basketbollit amerikan të NBA-së, Kobe Bryant.

Reperi amerikan Meek Mill ka prishur disponimin e Vanessa Bryant-it, ndërsa teksti i këngës së tij të re i referohet rrëzimit të helikopterit të ish-basketbollistit të Lakers, i cili i privoi jetën Kobe Bryant por edhe vajzës së tij Gianna (13 vjeçare), si dhe shtatë personave të tjerë.

“E dashura ime thotë se më do, por nuk ma tregon. Nëse më merr malli për të, unë do t’a hip në helikopterin tim dhe do të bëhem një Kobe i ri” është një pjesë nga kënga e Mill.

Kjo pjesë e tekstit ka ngjallur shumë reagime, jo vetëm nga gruaja e Kobe Bryant, por edhe nga fansat e legjendës së Los Angeles Lakers.

Lidhur me këtë, Vanessa Bryant, ka bërë një shkrim në një storie të saj në llogarinë e Instagram, drejtuar reperit amerikan, Meek Mill.

“I dashur Meek Mill, e shoh këtë tekst si jashtëzakonisht mos respektues. Unë nuk e di se çfarë muzike bën ti, por dua të besoj se mund të bësh diçka më të mirë se kaq” ka shkruar ajo.

Vanesa, po ashtu e etiketoi reperin si fans të burrit të saj, Kobe.

“Nëse jeni një tifoz i Kobe, në rregull. Por, ka një mënyrë më të mirë për të treguar admirimin tuaj për burrin tim” ka përfunduar ajo.

As ylli i këngës “All eyes on you” nuk e la pa reaguar.

“Asnjë pjesë e tekstit tim nuk e ka për qëllim ofendimin një gruaje të pikëlluar për vdekjen e burrit të saj” ka shkruar ai.

Postimin e tij në llogarinë e tij reperi e përmbylli me një kunjëz drejtuar Vannesa Bryant-it.

“Nëse kujdesni për dikë që të mos pikëllohet, thjesht ndërroni temën e diskutimit” ka shkruar Meek Mill.

Ndryshe, Meek është i njohur për grindjet e tij virtuale. Ndër vite ai ka pasur probleme të tilla me artistë të ndryshëm si  me Drake dhe dikur më vonë me ish të dashurën e tij, rep artisten, Nicki Minaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore