Sport

Grindja Maldini-Spalletti në tunel: “Keni parë shumë filma me Rambo-n zotëri?”


Në intervalin Napoli-Milan, me ecurinë 2-0 të kuqezinjve, kamerat e DAZN filmuan një përplasje të vogël mes Paolo Maldinit, menaxherit të Milanit, dhe trajnerit napolitan, Luciano Spalletti.

Tekniku toskan dukej se kishte diçka për t’i thënë Leao-s dhe nga audio e ambientit mund të kuptohet se cila ishte ndërhyrja e Maldinit: “Shihemi më vonë… zotëri, por jeni nervoz, keni parë shumë filma me Rambo-n, çfarë dreqin po mendon, hajde tani?”

Në DAZN pas ndeshjes, Spalletti më pas dha versionin e tij të fakteve për atë që ndodhi: “Asgjë nuk ndodhi me Paolo-n nga ana ime, në kuptimin që unë po kthehesha në dhomën e zhveshjes dhe kërkoja kartonimin e Lobotka-s dhe po i shpjegoja arbitrit. Ai bëri me dorë si për të thënë ‘ti gjithmonë ankohesh’. Nuk më pëlqeu fakti që më foli për diskutimet e mia me drejtuesin e garës. I thashë dhe ai natyrshëm reagoi paksa. Pastaj ai është Paolo Maldini, por kam qenë edhe unë atje (në Serinë A si lojtar, ed), jo në nivelin e tyre, por unë kam qenë kam qenë atje. Janë pak gjëra të pakëndshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore