Rajoni

Greqi- Serbi: Memorandum Mirëkuptimi mbi kushtet e udhëtimit


Ministri grek i Turizmit, Harry Theoharis, dhe homologia e tij serbe, Tatjana Matic, gjatë një takimi online të martën, kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët mirëkuptimi në fushën e turizmit, mbi kushtet e nevojshme për udhëtime këtë verë.

Sipas Qeverisë serbe, Memorandumi do të përcaktojë kushtet për hyrjen e pasagjerëve nga Serbia në Greqi dhe anasjelltas.  Kjo do të jetë e vlefshme nga 1 maj deri më 1 tetor.

Ministrat e turizmit të Greqisë dhe Serbisë ranë dakord që memorandumi do të parashikonte një njohje të ndërsjellë të certifikatave elektronike të vaksinimit Covid-19 për udhëtimet ndërmjet dy vendeve.

“Kjo do të lejojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të vaksinuar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, teste të shpejta do të bëhen në kufi” u shpreh Matic.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, së fundmi, ka propozuar krijimin e një çertifikate vaksinimi në të gjithë BE-në.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore