Rajoni

Greqi/Paraqitet në parlament marrëveshja e gazit Greqi-Bullgari


Marrëveshja në lidhje me projektin Greqi-Bullgari të ndërlidhjes të gazit natyror (IGB), u paraqit të martën në parlamentin grek në Athinë.

Marrëveshja përfshin angazhime të ndërsjella për ndërtimin e tubacionit të gazit dhe transportin e tij.

Gazsjellësi IGB do të lidhet me sistemin grek të transmetimit të gazit në zonën e Komotinisë, Greqisë verilindore dhe zonën e Stara Zagora të Bullgarisë.

Në projekt është përfshirë gjithashtu fatura me statusin e taksimit të projektit dhe shpërndarja e fitimeve.

Projekti pritet të rrisë aktivitetin ekonomik duke ndihmuar në përmbushjen e nevojave për energji. Ai do të shtojë rolin e gazit natyror si lëndë djegëse dhe do të përmirësojë integrimin e infrastrukturës në rajon.

Në mënyrë të veçantë, tubacioni kontribuon në zhvillimin ekonomik të Bullgarisë duke përmirësuar sigurinë e furnizimit me gaz.

Ai zgjeron rrugët dhe burimet e furnizimit përmes terminaleve ekzistuese dhe të reja në Greqi dhe Turqi. Më tej lidhet me furnizimet plotësuese nga Rajoni Kaspik, Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor.

Projekti do të lejojë importimin e gazit natyror nga vende të ndryshme si SHBA, Egjipti, Izraeli etj.

Infrastruktura e siguruar përmes këtij projekti do të jetë e sofistikuar dhe monitoruar në mënyrë elektronike. Operacionet ditore do të mund të kryhen nga një numër i vogël i njerëzve. Si rezultat, projekti do të japë vetëm një kontribut të vogël në punësimin në rajon. Do të gjenerohen disa punë lokale, kryesisht me kërkesat e mirëmbajtjes. /AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore