![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/01/pipeline2_web-2-thumb-large-thumb-large.jpg)
Marrëveshja në lidhje me projektin Greqi-Bullgari të ndërlidhjes të gazit natyror (IGB), u paraqit të martën në parlamentin grek në Athinë.
Marrëveshja përfshin angazhime të ndërsjella për ndërtimin e tubacionit të gazit dhe transportin e tij.
Gazsjellësi IGB do të lidhet me sistemin grek të transmetimit të gazit në zonën e Komotinisë, Greqisë verilindore dhe zonën e Stara Zagora të Bullgarisë.
Në projekt është përfshirë gjithashtu fatura me statusin e taksimit të projektit dhe shpërndarja e fitimeve.
Projekti pritet të rrisë aktivitetin ekonomik duke ndihmuar në përmbushjen e nevojave për energji. Ai do të shtojë rolin e gazit natyror si lëndë djegëse dhe do të përmirësojë integrimin e infrastrukturës në rajon.
Në mënyrë të veçantë, tubacioni kontribuon në zhvillimin ekonomik të Bullgarisë duke përmirësuar sigurinë e furnizimit me gaz.
Ai zgjeron rrugët dhe burimet e furnizimit përmes terminaleve ekzistuese dhe të reja në Greqi dhe Turqi. Më tej lidhet me furnizimet plotësuese nga Rajoni Kaspik, Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor.
Projekti do të lejojë importimin e gazit natyror nga vende të ndryshme si SHBA, Egjipti, Izraeli etj.
Infrastruktura e siguruar përmes këtij projekti do të jetë e sofistikuar dhe monitoruar në mënyrë elektronike. Operacionet ditore do të mund të kryhen nga një numër i vogël i njerëzve. Si rezultat, projekti do të japë vetëm një kontribut të vogël në punësimin në rajon. Do të gjenerohen disa punë lokale, kryesisht me kërkesat e mirëmbajtjes. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestime të shumta në Greqi, pasi fishekzjarrët nga një jaht dogjën pyllin në ishullin Hydra
-
Zemërim në Greqi: Fishekzjarrë u lëshuan nga një jaht, i vënë flakën pyllit në një zjarr masiv
-
Mickoski: S’më duhen 100 ditë ”muaj mjalti” – t’i përveshim mëngët dhe ta luftojmë krimin
-
“Black out” energjetik në rajon, Komisioni Evropian nis hetim ndërkombëtar për incidentin