Rajoni

Greqi/Ekzekutohet nga vrasёs me pagesё boksieri 58-vjeçar


Njё ish-boksier grek, 58-vjeçar u vra pak para mesnatёs, nё qytetin e Athinёs, nё Greqi.

Ngjarja ndodhi nё rrugёn Ifigenias, nё zonёn Metamorfosi, njoftojnё mediat greke.

Sipas hetimeve paraprake tё policisё policisë, një motor me dy persona papritmas u ndal jashtё njё Fat Food-i.

58-vjeçari nё atё moment ndodhej jshtё dyqanit, kur autorёt me skafandra u afruan pranë tij.

Pasagjeri në motor ka hapur zjarr ndaj viktimёs, duke e qëlluar me tre plumba nё gjoks dhe qafё.

Pёr shkak tё plagёve tё marra 58-vjeçari mbeti i vdekur nё vend, ndёrsa autorёt u larguan në drejtim të paditur.

Viktima ishte njё boksier veteran i AEK-ut. Hetimet po vijojnё ndёrkohё punёn, pёr gjetjen e autorёve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore