Kosova

Grenell: “Kosova nuk u ftua nga SHBA-të sepse refuzoi gazin”, Shtëpia e Bardhë: “Grenell nuk na përfaqëson”


Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë gabim të rëndë që ka refuzuar projektin amerikan për gazin.

Mos ftesën e Kosovës nga SHBA-të për pjesëmarrje në Samitin e Demokracisë i cili do të mbahet pas disa javësh, Grenell e ka lidhur pikërisht me këtë projekt.

“Nuk e di pse është refuzuar projekti amerikan për gazin nga Kurti, por është refuzuar një grumbull parash amerikanë për të përmirësuar jetërat e njerëzve në Kosovë”.

“Dhe kjo duhet të shpjegohet”, ka thënë Grenell.

“Është një gjë e dhimbshme [mosftesa e Kosovës në SHBA], sepse është për të mirën e progresit demokratik dhe Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci”.

“Mendoj që ka arsye të shumta që nuk është ftuar, por mendoj se keni refuzuar shumë para për të investuar në vendin tuaj dhe ky është një problem”, ka thënë Grenell, për TV Dukagjinin.

Por, reporterja e Shtëpisë së Bardhë nga Bloomberg News, Jennifer Epstein, ka njoftuar se ish ambasadori i Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili gjatë ditëve të fundit ishte në Prishtinë, nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Richard Grenell, i cili gjatë ditës së djeshme kaloi kufirin Kosovë – Serbi në pikën kufitare në Mërdare, është në një vizitë dy ditore në Kosovë.

Shtëpia e Bardhë në Uashington ka reaguar në lidhje me këtë, duke thënë se i njëjti nuk përfaqëson administratën amerikane.

“Shtëpia e Bardhë i përgjigjet ish-Presidentit Trump që dërgoi “Ambasadorin e tij të dërguar” Ric Grenell në kufirin Kosovë-Serbi: “Jashtë imagjinatës së tij shumë aktive, Donald Trump nuk është më President dhe nuk ka asnjë ‘ambasadorë të dërguar’ që përfaqëson Shtetet e Bashkuara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore