Lajme

Granatimet e Ukrainës plagosin dy zyrtarë të lartë pro-rusë në Donetsk


Një ish-zëvendës kryeministër rus dhe një zyrtar pro-Moskës u plagosën kur forcat ukrainase bombarduan qytetin lindor të Donetsk të mërkurën, thanë agjencitë ruse të lajmeve.

Donetsk, i kontrolluar nga trupat pro-Moskës, është në rajonin industrial të Donbas-it, epiqendra e luftimeve të ashpra të kohëve të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Një nga të plagosurit ishte Dmitry Rogozin, një ish-zëvendës kryeministër rus, i cili po u jep këshilla ushtarake dy rajoneve të pushtuara të Ukrainës që Moska i pretendon si të sajat, tha një ndihmës për agjencinë e lajmeve “Tass”, se jeta e tij nuk ishte në rrezik.

Gjithashtu i lënduar ishte Vitaly Khotsenko, kreu i qeverisë së Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk-ut, tha sekretari i tij i shtypit për agjencitë ruse të lajmeve.

Dy burrat u plagosën kur një hotel në periferi të Donetsk-ut u vu nën zjarr nga armët me precizion të lartë, thanë ndihmësit për agjencitë ruse.

Një parlamentar rus i cili ishte gjithashtu në hotel sugjeroi se sulmuesit kishin vepruar në bazë të një informate.

Rogozin dikur drejtonte agjencinë ruse hapësinore, por u zëvendësua në korrik.

Ai kishte mbajtur një qëndrim konfrontues qëkurse agjencia u godit me sanksione për rolin e saj në industrinë e mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore