Teknologji

Google-i, 7 miliardë dollarë investim për zyra në SHBA


Pritet që këtë vit kompania teknologjike, Google, të investojë shtatë miliardë dollarë në qendra të dhënash dhe zyra në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 10 miliardë dollarë që i ka investuar vitin e kaluar.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se nëpërmjet këtij investimi, kompania do të krijojë 10 mijë vende të reja pune me kohë të plotë. Kjo pasi merr një rritje të trafikut në internet të drejtuar nga pandemia.

Bëhet me dije se investimi i fundit përfshin plane të zgjerimit për qendrat e të dhënave në Nebraska, Karolinë e Jugut, Texas, Atlanta, Washington, Chicago dhe New York.

Pjesë e shpenzimeve të Google-it janë edhe një miliard dollarët në Kaliforni pasi pandemia shkaktoi një ndryshim lidhur me punën në distancë.

Shefi ekzekutiv, Sundar Pichai, ka deklaruar se aktualisht Google-i ka punësuar më shumë se 84 mijë veta në stafin e tij dhe se në vitin 2020 shërbimet e kompanisë kanë kontriubuar në 426 miliardë dollarë të aktivitetit ekonomik në SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore