Shqipëria

Goditet organizata kriminale shqiptare në Itali, arrestohen 20 persona


Në Itali, policia vendase ka goditur një organizatë kriminale që drejtohej nga shqiptarë.

Referuar mediave italiane, organizata ishte e përfshirë në aktivitete të ndryshme tregtare të tilla si bare, dyqane frutash, lotari dhe salla bastesh.

Ndërkaq, mësohet se të gjithë anëtarët e organizatës janë shqiptarë të vendosur kryesisht në zonën e Vaste-së.

Dhe se organizata kriminale kontrollonte shërbimet e sigurisë së klubeve të natës në bregun jugor në Abruzzo dhe në Molise.

Nga policia mësohet se janë zbatuar 20 masa të gjykatës , ku 18 persona janë lënë në burg dhe dy të tjerë në arrest shtëpie.

Hetimet ndaj kësaj organizate kriminale kanë nisur që në vitin 2019.

Operacioni Evelin në koordinim me Dda de L’Aquila në vitin 2018 kishin arritur që ndaj 20 personave të ekzekutohej urdhër paraburgimi.

Nga ana tjetër, vijimi i hetimit ka çuar në finalizimin e operacionit të ditës së sotme të 24 janarit.

Gjithashtu është zbuluar se rrugët e parapëlqyera për furnizimin me drogë ishin Kalabria, Emilia Romanga , Puglia dhe Abruzzo.

Kurse më pas droga shpërndahej në nivel lokal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore