Shqipëria

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë Elvis Roshin


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua (GJKKO) ka urdhër Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi.

Kjo pasi Gjykata e Durrësit pushoi hetimet e ngritura ndaj tij.

Roshi ishte kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në 2017-n për shpërdorim detyre, por me vendim të GJKKO çështja i kalon SPAK për hetim.

Asokohe u konstatuan një sërë parregullsish në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën e 33 milion lekëve.

GJKKO kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: Pushimin e procedimit penal nr.317 të vitit 2017, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 të K. Penal.

Gjithashtu ajo kërkon kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Roshi – në zgjedhjet lokale të vitit 2011 – si kandidat i socialistëve bë i pari i qytetit të Kavajës.

Me fitoren e tij, u la pas edhe rezultati historik i të djathtëve që katër vite më parë kishin fituar mbi 80 % të votave.

Roshi do ta fitonte sërish garën në vitin 2015, edhe pse ishte i akuzuar dhe dënuar në të shkuarën për trafik droge.

Por, vetëm dy vite më vonë procesi i nisur i dekriminalizimit fut në rrjetë emrin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore