Përballje

Gjilani merr kreun, Drenica mposht Dukagjinin


Ndeshja Feronikelit dhe Gjilanit përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:3.

Me këtë fitore, Gjilani radhiten të parët në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit dominuan bindshëm Feronikelin, edhe pse këta të fundit u mbajtën mirë.

Goli i parë erdhi ne minutën e nëntë, me anë të Blerim Krasniqit.

Pas këtij goli, Feronikeli i mbajtën Gjilanin pa gol deri në minutën e 79-të.

Në minutën e 79-të, Gjilani dyfishuan epërsinë e tyre me anë të Arbër Prekazit.

Tre minuta pas golit të fundit, Gjilani shënuan përsëri, por këtë herë me anë të Edison Kqikut.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdesën Feronikeli të cilët shënuan në minutën e 86-të.

Ndeshja tjetër mes Dukagjinit dhe Drenicës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

Ky duel filloi shumë mirë për Drenicën, pasi ata shënuan në minutën e pestë për epërsinë prej 0:1 me anë të Baton Zabergjës.

Drenica shënuan përsëri në pjesën e parë, në minutën e 43-të me anë të Armend Abazit.

Pak para përfundimit të ndeshjes, Dukagjini shënuan për të ngushtuar epërsinë, në minutën e 88-të me Donat Hasanaj, por pavarësisht insistimit për gol, Drenica fiton duelin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore