Përballje

Gjilani barazon përballë Drenicës, Malisheva shkatërron Ferizajin


Dy ndeshjet e së mërkurës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe me pak gola.

Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit, përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, e cila përfundoi pa gola.

Edhe pjesa e dytë, ishte e njejtë si e para, pa gola por më shumë mundësi për Gjilanin.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 89-të, Gjilani mbetën me 10 lojtarë, pasi një nga lojtarët u ndëshkuan me karton të kuq.

Ndërsa në minutën e 95-të Drenica u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk ndryshoi rezultatin për asnjërin ekip.

Deri më tani, Gjilani ka fituar dy ndeshje dhe ka barazuar një.

Në anën tjetër, ndeshja mes Malishevës dhe Ferizajit përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 3:1.

45 minutat e para ishin të dominuara nga Malisheva, të cilët arritën të marrin epërsinë në minutën e 19-të, me anë të Alban Shillovës nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Malisheva ishin dominant duke shënuar dy gola.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Elbasan Thaqi u ndëshkua me karton të kuq, dhe la Ferizajin me 10 lojtarë.

Brenda pesë minutave Malisheva shënoi dy gola, me anë të Hazrollaj dhe Tolajt.

Për rezultatin përfundimtar, Ferizaji shënuan në minutën e 91-të, për 3:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore