Bota

Gjermania trondit imazhin e qetë të Merkel-it


Nuk ndodh shpesh që një udhëheqës botëror insiston kaq hapur për të marrë fajin përsipër. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi se, një mbyllje e rreptë gjatë Pashkëve për shkak të Covid-19, e rënë dakord dhe e njoftuar vetëm 30 orë më parë, është anuluar.

Merkel jo vetëm që kërkoi falje, por tha se ishte gabimi i saj. “Ky gabim është vetëm i imi”.

Shumë nga komentuesit ende po mendojnë se pse kancelarja do të harxhonte kaq shumë kapital politik për një zhvillim kaq të parëndësishëm. Gjermania, zakonisht, i ka mbyllur dhe më përpara dyqanet për tri ditë rresht gjatë Pashkëve.

Merkel kishte rënë dakord me udhëheqësit rajonalë që vendi të mbyllej për pesë ditë rresht gjatë kremtimit të Pashkëve.

Por plani thuhet se tërboi pronarët e bizneseve. Në veçanti, ata të supermarketeve, të cilët paralajmëruan se do të boshatiseshin raftet me produkte nëse furnizuesit dhe stafi do të detyroheshin të mbylleshin.

Po të ishte planifikuar një plan më pak dramatik, duke pasur parasysh natyrën gjithnjë e më kaotike të reagimit për shkak të një kohe pandemie, supozohet se shumë gjermanë mund të kishin tundur thjesht kokën dhe të kishin mërmëritur.

Pse “faji im”?

Është e mundur se Merkel, vajza e një pastori dhe një udhëheqëse që përmend shpesh rëndësinë e transparencës brenda një demokracie, e ndjeu se ishte gjëja e duhur për t’u bërë.

Por, me apologjinë e saj, me sa duket të përzemërt, Merkel, është distancuar pa dyshim nga udhëheqësit rajonalë të Gjermanisë, të cilët gjatë gjithë pandemisë, kanë zvarritur thirrjet e saj për një strategji të ashpër kombëtare.

Analistët thonë se ky model lidhet me federalizmin dhe që është privilegji i tyre.

Plani i Pashkëve, sipas llogarive, dilte se ishte plani i Merkel-it.

Ishte një nga politikat e rralla të Merkel-it, pasi vjeshtën e kaluar nga një marrëveshje kundër dëshirës së saj, liderët rajonalë e nxorën përgjegjëse pak a shumë drejtpërdrejtë, për vendosjen e kufizimeve me vonesë, kur filloi vala e dytë.

Merkel, e cila dëshironte një strategji të vështirë, të shpejtë, kombëtare atëherë, tha se pendohej për përgjigjen e vonuar, por ajo nuk kërkoi falje për të.

Ndoshta po tregonte atëherë se, të nesërmen pas kthesës së saj të Pashkëve, ajo u ngrit në parlament dhe në mënyrë efektive sfidoi liderët rajonalë për të vendosur paratë e tyre aty ku ishte goja e tyre – duke i thirrur ata të merrnin iniciativën dhe të ishin më kreativë në përgjigjen e tyre.

Nëse mendoni se mund ta bëni më mirë, dukej se do të thoshte nënteksti, atëherë vazhdoni dhe bëjeni.

Ankthi parazgjedhor

Kryetari i bashkisë së Berlinit, Michael Müller, tani po i reziston zbatimit të një frenimi emergjence, i cili, u ra dakord, nga të gjitha shtetet gjermane që duhet të vendosen kufizime kur infeksionet arrijnë një kufi të caktuar. Kështu që është e drejtë mbase të supozojmë se zemërimi i Merkel-it është në rritje.

Disa pyesin nëse Merkel tani, vetëm disa muaj nga largimi, ka kërkuar falje sepse ajo ndjeu se nuk kishte asgjë për të humbur.

Po ndodh krejt e kundërta, pasi mbështetja për qeverinë e koalicionit të Merkel-it dhe partinë e saj të qendrës së djathtë Demokristiane (CDU), po lëkundet. Disa në CDU kanë frikë se mund të dëbohen nga qeveria, në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.

As Merkel nuk tregon ndonjë shenjë tërheqjeje për të lejuar Armin Laschet, i cili supozohet gjerësisht se do të jetë pasardhësi i saj i mundshëm.

Analistët argumentojnë se, nëse Merkel vërtet dëshiron të ndreqet, ajo duhet ta kthejë vëmendjen e saj te programi i vaksinimit në Gjermani.

Përhapja e ngadaltë e vaksinës ka zhgënjyer popullin gjerman. Vetëm 10% e popullsisë kanë marrë dozën e parë.

Numrat e rasteve po rriten në mënyrë eksponenciale, të nxitur nga përhapja e variantit B117 ose britanik.

Lothar Wieler i Institutit Robert Koch, i cili këshillon qeverinë, ka paralajmëruar se tashmë ka indikacione se vala e tretë e Gjermanisë mund të jetë më e keqe se dy të parat.

Pa veprime të mëtejshme, shtoi ai, numrat e çështjeve mund të rriteshin në 100 mijë në ditë.

Merkel, e cila ka paralajmëruar se do të vijnë javë të vështira, ka premtuar të përshpejtojë fushatën e vaksinave dhe do t’i përmbahet zotimit të saj për t’u ofruar të gjithë të rriturve një vaksinë deri në fund të shtatorit.

Kancelarja, e cila pas 16 vitesh në detyrë është vlerësuar për menaxhimin e krizës dhe palën e duarve të sigurta, mund të zbulojë se reputacioni i saj varet nga ky premtim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore