Lajme

Gjermani/ Studentët bëhen mavi, dyshohet për helmim


Shtatë studentë u sëmurën, pasi konsumuan një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh në njërën nga mensat e Universitetit Teknik të Darmstadt në Gjermani.

Autoritetet kanë hedhur dyshime, se ka patur “njё tentativё tё mundshme helmimi”.

Disa studentë dhe anëtarë të stafit patёn përzierje, me tё tjerё qё panё krahët dhe këmbët e tyre duke u mavijosur.

Policia e landit Hessen, njoftoi se studentёt kishin konsumuar të njëjta produkte nga njё kuzhinë e vogël dhe pije tё njё makinerie, në Institutin e Universitetit për Shkencat e Materialit ditёn e hënë.

Gjashtë persona u trajtuan në spital në Darmstadt, pranë Frankfurtit. Një student 30-vjeçar ishte përkohësisht në gjendje kritike për jetën, por të hënën në mbrëmje ai ia doli, thanë mjekët.

Një skuadër me 40 detektivë, e quajtur “Licht”, do të hetojë rastin, njoftuan të martën policia dhe prokurorët e shtetit në Darmstadt.

“Hetimet po zhvillohen me shpejtësi të madhe dhe policia po bën gjithçka për të identifikuar fajtorin”, thanë ata.

Ata dyshojnë se disa shishe qumështi dhe uji në kampusin Lichtwiese të universitetit u kontaminuan gjatë fundjavës.

Nxënësve u kërkohet të konsumojnë vetëm ushqim ose pije që kanë “mbajtur me vete ose ruajtur nën mbikëqyrje”. Ata që pinë nga shishet e blera në kampus dhe nuk ndihen mirë këshillohen që të kontaktojnë menjëherë një mjek.

Policia tha se ndotja ishte lehtësisht e identifikueshme, për shkak të erës së fortë të lëshuar nga helmi i dyshuar. Mostrat e marra në universitet po analizohen në laboratorët e policisë.

“Ne jemi të tronditur nga krimi i dukshëm që është kryer në universitetin tonë”, tha presidentja e universitetit, Tanja Brühl, të martën në mëngjes.

“U uroj të prekurve gjithë të mirat, një shërim të shpejtë dhe mund t’u siguroj atyre mbështetjen time të plotë”, tha Angela Dorn-Rancke, ministrja e shkencës për shtetin e Hesse, e cila përfshin Darmstadt.

“Së bashku me universitetin dhe hetuesit duhet të zbardhim situatën sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Dorn-Rancke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore