Bota

Gjermani/ Policia fillon hetimin e zjarrit nё sinagogёn hebreje


Ekspertët forensikë duke kryer ekzaminime, Deutsche Welle

Një burrë i maskuar u pa duke derdhur lëng në murin e jashtëm të sinagogës. Sulmi në Ulm u kritikua si “i tmerrshёm”.

Policia në shtetin gjerman të Baden-Württemberg tha, se ekipet e zjarrfikësve të thirrura nga dëshmitari shuan menjëherë zjarrin, i cili la fasadën e sinagogës të mbuluar me blozë dhe dëmtoi një dritare qelqi.

Kryeministri i shtetit, Winfried Kretschmann e përshkroi incidentin e së shtunës në mëngjes si një “sulm të ndyrë”.

“Kjo tregon fytyrën tinëzare të antisemitizmit, të cilën ne e kundërshtojmë qartë dhe pa mëdyshje”, tha Kretschmann.

Kushdo qё u pёrpoq tё vendos zjarr në një vend adhurimi hebre do të “pёrballet me forcën e plotë të ligjit”, këmbënguli Strobl, një anëtar i vjetër i Demokratëve të Krishterë (CDU) të Kancelares Angela Merkel, i cili qeveris me të Gjelbrit një shtet jugperëndimor.

Masat paraprake për banorët hebrenj

Byroja e Kretschmann tha, se Zyra e Hetimit Penal e Baden-Württemberg (LKA) kishte dërguar krimin kibernetik dhe ekspertë të forenzikës në Ulm, një qytet universitar me 125 mijё banorë në lumin Danub në kufi me Bavarinë, rreth 90 kilometra nga Stuttgarti.

Sinagoga e Ulmit, e cila u hap në vitin 2012, pasi u shkatёrrua nga administrata lokale e epokës naziste.

Në hapjen e vitit 2012, Kretschmann tha se shoqëria gjermane nuk duhet kurrë më të dështojë me popullin hebre dhe se duhet tё nxitet dhe tё kultivohet modeli i bashkëpunimit midis shtetit dhe fesë.

Sulmi me zjarr i së shtunës paraprin zgjedhjet rajonale tё sё dielës në shtetin lindor të Saksonisë-Anhalt të Gjermanisë, qyteti i të cilit Halle ishte skena e një sulmi nё sinagogë në tetor tё vitit 2019.

Marrё dhe Pёrshtatur nga Deutsche Welle pёr Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore