Lajme

Ukraina dërgon përforcime në Kharkiv për të zmbrapsur përparimet ruse


Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka bërë me dije se ka dërguar përforcime ushtarake për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmeve ruse në zonat kufitare të rajonit të Kharkiv në verilindje.

Referuar njoftimit, trupat ruse u përpoqën të depërtojnë me automjete të blinduara herët në mëngjes.

“Rreth orës 05:00 të mëngjesit, armiku u përpoq të depërtonte në vijën tonë mbrojtëse nën mbulesën e mjeteve të blinduara. Deri më tani, këto sulme janë zmbrapsur; betejat me intensitet të ndryshëm vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Megjithëse ofensiva e Rusisë është e përqendruar në rajonin e Donetskut, Kievi ka vënë në dukje një grumbullim të fundit të trupave pranë rajonit të Kharkivit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore