Shqipëria

Gjermani/ Nis gara për të pasuar Merkelin


Zgjedhjet federale të 26 shtatorit në Gjermani janë prapa qoshes, më të rëndësishme se kurrë, pasi 16 vjet pas hegjemonisë së Angela Merkel, drejtimin do ta marrë dikush tjetër.

Gjigandi mediatik “Financial Times”, ka zhvilluar një vrojtim të parë të situatës politike, ku ka rezultuar se ndryshore, janë vërtetë të ngushta në ekonominë më të madhe të Evropës.

Nga pasqyra e deri tanishme, Unioni Kristian-Demokrat i Merkelit, me pasuesin e saj në krye, Armin Laschet, është në kryesim.

Gjithsesi, Social-Demokratët, kanë fituar terren në vitet e fundit. Gjasat janë që kandidat nga radhët e tyre, të jetë ministri i Financave, Olaf Scholz, i cili ka pasur rritje në popullaritet.

Të gjelbrit kishin epërsi të madhe një fillim të vitit 2021, por pozita e tyre ka ardhur në rënie.

Përkatësisht, në 23.8% renditen kristian-demokratët, në 21% social-demokratët dhe në 17.9%, të gjelbrit.

Për shkak të kësaj dinamike, shihet si e mundshme zgjedhja e një qeverie me tre fronte. Kombinimet janë të ndryshme, por ai më i frytshmi mund të jetë ai midis tre partive kryesore.

Në garë për poste qeveritare mund të jenë edhe liberalët e  Demokratëve të Lirë, por duhet parë ecuria e tyre në zgjedhje. Deri më tani, ata nuk i kalojnë 13% të votave të mbledhura.

Gjithsesi, ka ende një muaj kohë, përpara drejtimit në kutitë e votimit.

Gara mbetet e hapur dhe e fortë. Pozita e Laschet-it, nuk është as krahasimisht e qëndrueshme me atë të Merkelit në katër garat e saj drejt Kancelarisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore