Lajme

Gjermani/ Gjykata Kushtetuese lejon fondin e rimëkëmbjes nga BE-ja


Gjykata Kushtetuese Gjermane i ka hapur rrugë mëngjesin e të mërkurës, firmosjes së ratifikimit të Fondit të Rimëkëmbjes të Bashkimit Evropian. Pengesa e shkuar e planit të investimit gjerman, i cili binte ndesh me atë evropian, është tejkaluar.

Ky vendim merr rëndësi të madhe për lëshimin e një blloku prej 750 miliardë eurosh. Kjo, për të përballuar pasojat e pandemisë Covid-19.

“Të këqijat e mos aprovimit të këtij fondi, pavarësisht rënies ndesh me kushtetutën, janë më të mëdha se sa lejimi i zhvillimit të planit”, thuhej në deklaratën për shtyp të Gjykatës.

Ky ndryshim, i cili duhet të ratifikohet, ngre limitin e kontributit gjerman ndaj buxhetit të BE-së, me 0.6 pikë përqindje. Kjo e çon në 2% të produktit të brendshëm bruto vlerën deri në vitin 2058.

Shtatë nga tetë gjyqtarët e trupës ishin pro këtij vendimi.

Vendimin e ka përshëndetur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“E mirëpres vendimin e sotëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese Gjermane. BE-ja është në rrugën e duhur drejt rimëkëmbjes ekonomike”.

Ajo e përmbyll postimin, duke nënvizuar se “gjenerata e ardhshme e BE-së, do t’i hapë rrugë një unioni më jeshil, më digjital dhe më elastik”.

Gjykata më e lartë në Gjermani, kishte marrë në mars një vendim kundër kalimit të kësaj pakete. Tashmë, ajo kalon dhe plani evropian i rimëkëmbjes mund të vazhdojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore