Aplikacione

Gjermani/ Facebook-u humbet çështjen gjyqësore për llogaritë me emrat e rremë


Gjykata më e lartë civile në Gjermani ka vendosur se platforma Facebook ka gabuar kur u ka mohuar dy përdoruesve të drejtën për të përdorur emra të shpikur në llogaritë e tyre.

Referuar Gjykatës Federale të Drejtësisë, rastet rregullohen nga ligji në kohën e mosmarrëveshjes fillestare. Ato i përkasin legjislacionit të rinovuar të Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave që ka hyrë në fuqi në maj 2018.

Agjencia e lajmeve, “Bloomberg”, tregon se kompania ka argumentuar se rregullat e reja të BE-së lejojnë platformën të bëjë klientët të përdorin emrat e tyre të vërtetë.

Madje, një zëdhënëse e kompanisë ka dalluar se vendimi bazohet në një kuadër ligjor të vjetëruar.

“Facebook-u është një platformë ku njerëzit komunikojnë me emrat e tyre të vërtetë. Përdorimi i emrave të vërtetë mbështet vërtetësinë dhe llogaridhënien në platformë”, ka theksuar ajo.

E gjitha ka nisur kur Facebook-u u ka thënë dy përdoruesve në janar dhe mars 2018, se kushtet e tij nuk i lejojnë ata të kenë llogari me emra të rremë.

Ata të dy e paditën atë, por humbën në një gjykatë më të ulët, e cila ka thënë se rregullorja e BE-së në maj 2018 e ndryshoi situatën.

Tanimë, gjykatësit e lartë të gjykatës i rrëzuan këto vendime, duke thënë se ligji i zbatueshëm në atë kohë lejonte emra të rremë llogarish për sa kohë që Facebook-u e dinte identitetin e vërtetë të përdoruesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore