Shqipëria

Gjatë marsit, inflacioni në Shqipëri arriti në 5.7%


Në muajin mars, çmimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme në Shqipëri.

Ndryshimi vjetor llogaritet në 5,7 për qind, kurse një vit më parë ndryshimi ka qenë 1,2 për qind.

Nga ana tjetër, ndryshimi mujor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin mars të vitit 2022, krahasuar me shkurtin e po të njëjtit vit, është 2,4 për qind.

Këto referuar të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Ndryshimet vjetore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit (%)
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor

Në muajin mars, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,31 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,08 pikë përqindje.

Sakaq, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje, të grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,24 pikë përqindje, “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,19 pikë përqindje, “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje.

Kurse çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,05 pikë dhe të grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me 0,02 pikë.

Ndikimii grupeve në ndryshimin vjetor
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me marsin e vitit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,9 për qind, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,3 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,9 për qind, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5 për qind dhe “Argëtim dhe kulturë” me 3,5 për qind.

Ndërkohë, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3 për qind, “Komunikimi” me 1,9 për qind, “Veshje dhe këpucë” me 1,5 për qind, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,4 për qind dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 për qind.

Kurse grupi “Shërbimi arsimor” me 0.7 për qind.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 22,4 për qind, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 15,8 për qind.

Kurse grupi “zarzavate përfshirë patatet” ka pësuar rritje me 10,5 për qind, “qumësht, djathë dhe vezë” me 10,3 për qind, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 10,2 për qind dhe “mish” me 7,1 për qind.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin shkurt të këtij viti, çmimet e grupit “Transporti” janë rritur me 8,9 për qind, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 për qind, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8 për qind dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3 për qind.

Grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” është rritur me 0,8 për qind, “Veshje dhe këpucë” me 0,7 për qind, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 për qind, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 për qind secili.

Ndërsa grupi “Shëndeti” ka shënuar një ulje me 0,1 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore