Zgjedhjet në Kosovë

Giacobbe: Demokracia nuk është sport i spektatorëve, dilni votoni


I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë, pasi sipas tij, “demokracia nuk është sport për spektatorë”.

“Demokracia nuk është sport i spektatorëve. Derisa Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është pjesë e angazhimit mbikëqyrës ndërkombëtar, përfundimisht, është te ju, kosovarë, që të bëni që zëri t’u dëgjohet dhe të zgjidhni liderët komunalë që ndajnë prioritete tuaja. Kryeni pjesën tuaj. Dilni e votoni”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

Ndërkaq Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përcjellë nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai gjatë vizitës në qendrën e votimit në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ka thënë se 17 tetori është një ditë e rëndësishme për demokracinë.

Tutje, ambasadori Szunjog, ka treguar edhe për gjendjen në komunat serbe në Kosovë, duke thënë se BE-ja ka dërguar vëzhgues në këto komuna, dhe po ashtu do të dërgojnë edhe disa vëzhgues të tjerë gjatë ditës.

“Natyrisht komunat serbe janë pjesë e Kosovës, pjesë e demokracisë prandaj po marrin pjesë në zgjedhje. Komunat janë pjesë e sistemit të Kosovës. EULEX-i do të mbikëqyrë sigurinë. Për mua është shumë e rëndësishme që në të gjitha komunat të ketë mbarëvajtje të mirë”, ka thënë Szunyog.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore