Sport

George: Kemi një mundësi për të fituar kampionatin, dhe nuk dua ta humbas atë shans


Foto: Mark J. Rebilas-USA TODAY Sports

Paul George dhe Los Angeles Clippers shpresojnë të rikthehen në sezonin 2022/23 dhe të fitojnë kampionatin e NBA, pas një viti të vështirë për sa i përket lëndimeve.

Ata janë një nga favoritët dhe George dëshiron ta shfrytëzojë sa më shumë këtë mundësi.

“Jam më i përqendruar se kurrë”, ka thënë ai në një intervistë për ESPN.

“Ju flisni për koncentrim, unë jam i koncentruar këtë vit. Jam i përgatitur dhe e kuptoj se cila është detyra këtë vit”.

“Dua të fitoj të gjitha dhe të jemi skuadra e fundit në këmbë dhe të bëhemi kampion”.

“Ajo dritare po zvogëlohet dhe jo shumë skuadra mund të thonë përpara se të fillojë sezoni se kanë një shans për ta fituar atë, dhe unë nuk dua ta humbas atë shans”.

Ai mund të jetë shtatë herë All-Star, pasi është përzgjedhur në 2013, 2014, 2016, 2017, 2018, 2019 dhe 2021, por George nuk ka fituar kurrë një kampionat.

Kjo është arsyeja pse ai është kaq i vendosur ta bëjë këtë vit, në një ekip të fortë të Clippers që ka gjithashtu John Wall dhe Kawhi Leonard.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore