Lajme

Gazetari i TRT world për Albanian Post: Tërmeti në Turqi është më i madhi i ndodhur ndonjëherë – do ta shkatërronte gjithë Ballkanin Perëndimor


Avdylvehab Ejupi, redaktor në TRT world

Po kalon dita e pestë që nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe gërmimet nën rrënoja nuk kanë ndaluar për asnjë moment të vetëm.

Edhe pas 100 orësh, shpresa se akoma mund të nxirren të gjallë njerëzit e mbetur nën gërmadhat e ndërtesave shumëkatëshe, akoma jeton.

Avdylvehab Ejupi, redaktor në TRT World, përgjegjës për Ballkanin dhe Evropën Lindore, në një intervistë për Albanian Post ka thënë se tërmeti i 6 shkurtit llogaritet të jetë tërmeti më i madh në Turqi e një nga pesë tërmetet më të vështira që kanë ndodhur duke përfshirë 125 mijë kilometër katrorë.

Përkthyer ndryshe, sa territori i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe gjysmës së Serbisë, bashkë.

Në pjesën që u godit nga tërmeti, Ejupi tregoi se jetojnë mbi 12 milion njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore